Aktualitet

EMRI/ Kush është polici që përplasi makinën ku ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka

Isidor Heta është polici, që ka përplasur makinën, brenda së cilës ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka.

D.XH
EMRI/ Kush është polici që përplasi makinën ku ndodhej
Aksidenti ku u perfshi djali i gjyqtares Irena Gjoka

TIRANË – Isidor Heta është polici që u përplas mbrëmjen e kaluar, 22 dhjetor, me automjetin e Gardës, që ishte duke shoqëruar makinën e gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka. Heta mësohet se punon si efektiv i Policisë Rrugore në qytetin e Elbasanit.

Ndërsa shoferi i automjetit ku ishte ulur djali i gjyqtares Irena Gjoka ishte Ardjan Disha. Dyshohet se shkaktar për aksidentin ka qenë polici i Rrugores. Gardistët që ishin duke shoqëruar djalin e Irena Gjokës, kanë thënë se policit i është kërkuar disa herë që të mos afrohej tek eskorta, mirëpo ai nuk është bindur.

Sipas gardistëve, policia ka udhëtuar pas mjetit të tyre nga Rinasi deri në Selitë, vend ku ka ndodhur edhe aksidenti. Vetë polici Heta ka thënë në komisariat se ka qenë lagështia, që ka bërë që të humbasë kontrollin e makinës dhe të dalë jashtë rrugës. Megjithatë, hetimet pritet që të zbardhin ngjarjen.

Gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike në javët e fundit, për shkak të akuzave të vazhdueshme që Sali Berisha ka bërë në drejtimin e saj. Gjoka është gjyqtarja që firmosi arrestimin e Jamarbër Malltezit në datën 21 Tetor, si dhe masën e sigurisë së detyrimit të paraqitjes për Sali Berishën. Pas këtyre zhvillimeve Garda e Republikës shtoi masat e sigurisë ndaj gjyqtares dhe familjes së saj./ZËRI/

 

Poll

MOS HUMB