
TIRANË- Alma Kaçi dhe Safet Gjici kanë pasur disa takime mes tyre, përveç atij të filmuar nga 40-vjeçarja, ku ish-kryebashkiaku i Kukësit kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij (takim i datës 6 Qershor). Në dosjen e plotë të SPAK, siguruar nga ZËRI, Alma Kaçi tregon se kontaktin e parë me Safet Gjicin e ka pasur në vitin 2020, por pandemia e Covid 19 kishte shtyrë planet e saj për projektin për strehimin e qenve në bashkinë e Kukësit.
Një takim tjetër mes tyre është zhvilluar pa kamera, ku Alma pretendon se Gjici i ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale, por ajo nuk ka pranuar. Takimi i pretenduar nga Alma është zhvilluar 10 ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit, ku Safet Gjici fitoi mandatin e dytë.
Alma Kaçi deklaron përpara prokurorisë: E mora në telefon me një numër tjetër që kisha dhe i kërkova takim. U takuam në një lokal afër qëndrës, ku qëndronte i ulur vetëm në një cep. Takimi zgjati rreth 10 minuta, i kërkova që të më ndihminte me kërkesat e mija, dhe ai më premtoi se nëse do të rizgjidhej si kryebashkiak do të më ndihmonte. Kur fitoi i çova një mesazh dhe e urova për fitoren, dhe ai ma ktheu duke më falenderuar.
Rreth 10 ditë pas fitores e kontaktova me mesazhe dhe i kërkova takim në Kukës. Dorëzova sendet personale dhe u futa në zyrën e kryetarit të bashkisë. Sapo hyra isha në një fare distance me kryetarin dhe ai më ftoi që të ulesha afër tij në karrige. Ai më tha ‘aty do rrish’, duke më ftuar që të ulesha në prehrin e tij. Në atë moment u ngrita në këmbë dhe ai u ngrit në të njëjtën kohë, dhe u afrua dhe më puthi, duke më kapur edhe kokën.
Unë e shtyva dy tre herë, ndërsa ai ma bënte ‘shët, shët’, ‘se mos dëgjon sekretarja’. Më puthi përsëri dhe filloi që të zbërthehej para meje, dhe filloi që të kryente veprime të turpshme me veten e tij. Ai tentoi që të më zbërthente edhe mua pantallonat, por unë nuk e lejova. Pasi përfundoi veprimet e turpshme me veten e tij, thjesht duke më parë mua, unë u ula te kolltuku se nuk po mblidhja dot veten, isha e shokuar.
Më pas kur do dilja më tha se do të bënte të pamundurën që të më ndihmonte që çështja e qenve të diskutohej në këshillin bashkiakj. Pas kësaj unë u largova nga zyra. Duke dalë jashtë bashkisë, duke qenë se nuk kisha lyer buzët përsëri, nuk isha parë në pasqyrë, dhe nuk kiisha shkuar në tualet, një plak i moshuar te cepi i bashkisë më tha: Ah moj bijë, sa hyjnë e dalin këtu. Duke më lënë që të kuptoja se unë nuk isha e vetmja që dilja nga bashkia në atë gjendje.
Alma Kaçi u bë e njohur pas videoskandalit me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e këtij të fundit. Kaçi u fut në zyrën e Gjicit me një kamera të fshehtë me pretendimin për të përfituar një tender për sterilizimin e qenëve të rrugës por synimi sipas saj ishte demaskimi i figurës së Safet Gjicit. Në video, shfaqej Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin. Publikimi i videos nuk i kushtoi Gjicit vetëm lënien e mandatit por dhe burgun, pasi po përballet me drejtësinë për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë Kaçi është lënë në arrest shtëpie.
/ZËRI