Aktualitet

EMRI/ Kultivonte 300 rrënjë kanabis, përfundon në pranga 40-vjeçari

Mbrëmjen e sotme, forcat speciale të "Shqiponjave" janë kujdesur për asgjësimin e këtyre bimëve.

k.m.
EMRI/ Kultivonte 300 rrënjë kanabis, përfundon në pranga
Foto ilustruese

BERAT- "Shqiponja" kanë zbuluar një parcelë me 300 bimë kanabis në Berat. Mbrëmjen e sotme, forcat speciale të "Shqiponjave" janë kujdesur për asgjësimin e këtyre bimëve.

Ndërsa në banesën e pronarit, gjatë kontrolli u gjet po ashtu një sasi e konsiderueshme kanabis i presuar.

Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me çështjen, por mësohet se në pranga është vendosur pronari i banesës dhe parcelës, 40-vjeçari, Petrit Dyli. Parcela e hashashit dhe hashashit të presuar u gjetën në fshatin Pobrat në Dimal, shumë pranë shtëpisë se barit të asgjësuar dy muaj më parë. Mesa duket aksioni i fundit nuk e ka ndalur punën e të arrestuarit, i cili ka vijuar i pashqetësuar me kultivimin e lëndës narkotike./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB