
FIER- Një adoleshent është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Fier, pas sherrit me një bashkëmoshatar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në lagjen “Zogu i Zi”. Sipas Policisë, i plagosuri është një 16-vjeçar i cili u godit me thikë nga një bashkëmoshatar. Ky i fundit është vendosur në pranga, thuajse 2 orë pas plagosjes së ndodhur dhe po merret në pyetje në Komisariatin e Policisë së Fierit. Ndërkohë që adoleshenti ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fier
Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 16-vjeçarit. Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur "Zogu i zi", Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
------
16-vjeçari pasi goditi me mjet prerës (thikë), bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendngjarja dhe pas 2 orësh u kap nga shërbimet e Policisë dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.