Aktualitet

Italia dëbon një shqiptar nga Kosova dhe një tunizian: Ishin radikalizuar!

Emrat e tunizianit dhe kosovarit janë bërë të ditur.

k.m.
Italia dëbon një shqiptar nga Kosova dhe një tunizian: Ishin
Foto ilustruese

ITALI- Ministria e Brendshme njoftoi se kishte dëbuar një tunizian dhe një shqiptar nga Kosova, pasi sipas tyre konsiderohen të rrezikshëm për sigurinë kombëtare. 

"Janë të radikalizuar fuqishëm,"-bën me dije Ministria e Brendshme. Sipas mediave italiane, vetëm në vitin 2023 Italia ka miratuar dëbimin e 56 personave të konsideruar të rrezikshëm. Emrat e tunizianit dhe kosovarit janë bërë të ditur.

42-vjeçari tunizian, brenda qelisë së tij në burgun Piacenza, kishte një foto të një burri të armatosur me automatik me flamurin e ISIS pas tij. I liruar nga burgu në vitin 2020, tuniziani ishte marrësi i urdhrave të dëbimit të cilat mbetën të paekzekutuara disa herë. I gjurmuar më 26 shtator të kaluar, ai u transferua në CPR të Gradisca d`Isonzo dhe më pas në atë të Caltanissetta. Pasi u njoh nga autoritetet kompetente konsullore tuniziane, ai u riatdhesua.

Rsti i dytë ishte vënë re nga hetuesit që po monitoronin një grup subjektesh të radikalizuar në Venecia. Në vitin 2017 janë arrestuar tre shtetas nga Kosova. Më 14 tetor 2023, kosovari u gjurmua në provincën e Triestes dhe u arrestua për veprën penale të shkeljes së ndalimit për rihyrje në territorin italian./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB