Aktualitet

Ankesa në Kryeministri, trashgimtarët e 'Partizanit' në SPAK: S'e mbajmë mend fare

Sipas dosjes që disponohet nga "Zëri.ai", përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari janë ankuar tek asokohe kryeministri Sali Berisha.

k.m.
Ankesa në Kryeministri, trashgimtarët e 'Partizanit' në
Sali Berisha

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur një detaj të ri lidhur me dosjen e privatizimit të kompleksit sportiv "Partizani". Sipas dosjes që disponohet nga "Zëri.ai", përfaqësuesit e familjeve pronare Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari janë ankuar tek asokohe kryeministri Sali Berisha dhe i kanë dërguar një letër në Kryeministri ku ankoheshin për procesin e ndjekur për privatizimin. Por të pyetur nga SPAK, asnjë nuk e mban mend dërgimin e kësaj letre. Madje shprehen të kënaqur me pjesën që kanë marrë. 

PJESË NGA DOSJA: 

Artan Alimehmeti, Ardian Llagami, Kreshnik Kaçurri, Igli Vaqari

Në këtë shkresë/ankesë të dërguar tek Kryeministria, këta shtetas kanë pretenduar mbi një rast flagrant të keqpërdorimit të funksionit nga zyrtarë pranë Ministrisë së Mbrojtjes duke qenë në kundërshtim të ligjit dhe mbi baza të dyshimta korruptive. Parashtojnë se më shkresën nr.9549/3; datë 14.11.2005, Ministria e Mbrojtjes i shkruan METE ku kërkon miratimin e privatizimit të objekteve dhe terreneve të klubit të futbollit.

I pyetur më 22.11.2022 në lidhje me shkresën e sipërcituar, Ardian Llagami ka deklaruar se: Mesa shoh firma duket që është e imja, ajo që gjendet nën emrin tim, në shkresën që më tregoni, datë 30.03.2009 por nuk e kam idenë se për çfarë bëhet fjalë se kam firmosur letra në mirëbesim. Pasi e lexoj dhe e shoh me vëmendje këtë shkresë nuk më kujtohet të kem nënshkruar një shkresë të tillë pasi unë kam firmosur aty ku kanë qenë firma të të gjithë trashëgimtarëve dhe nuk mbaj mend të kem nënshkruar kështu më verë. Personat që tjetë kanë emrin shoh se është Igli Vaqarri të cilin e njoh se e kam kushëri. Artan Alimehmeti është personi që djali i Ramazanit i ka shitur tokën, por nuk e njoh personalisht, kurse Kreshnik Kaçurrin nuk e njoh dhe nuk e kam dëgjuar si emër. Nuk më kujtohet ta kem nënshkruar këtë shkresë por dua të theksoj se ndoshta kur më janë vënë para disa shkresa edhe mund të kem hedhur firmën pa e lexuar. Është e vërtetë që në atë kohë unë kisha atë lloj nënshkrimi që gjendet në shkresë por tani e kam ndryshuar. Dua të saktësoj se firma që bëri ndërtimin ishte ajo e Fatmir Bektashit, i cili është fis me ne dhe gjithashtu është trashëgimtar i familjes Vaqarri. Unë aktualisht kam marrë një apartament 2+1 me sip. 90-95 m2; 2 apartamente 1+1 nga 58 m2 dhe një garazh. Kjo është pjesë ime që kam marrë pasi kemi lidhur kontratën e shkëmbimit me ndërtuesin, Fatmir Bektashi.

Igli Vqarri: Nuk më kujtohet kjo shkresë fare. Firma në fund duket si e imja por nuk më kujtohet ta kem nënshkruar apo jo.

Kreshnik Kaçurri: E njoh vetëm si emër. Ardian Llami dhe artan Alimehmetin i njeh si pronarë në territorin ku shtrihet Sport Klub Partizani. Pyetjes nëse Igli vetë ose me të tjerë ka paraqitur ndonjë ankesë në Kryeministri, i përgjigjet: Nuk më kutohet.

Lidhur me shkresën e datës 30.03.2009 drejtuar shtetasit Sali Berisha, kryeministër me lëndë "njoftim për keqpërdorim funksionoi zyrtar", ai ka deklaruar: Nuk e di pasi nuk më kujtohet fare kjo shkresë.

Jamarbër Malltezi u vu dje në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB