Aktualitet

Elmir Tufa: Kur u vra Shkëlzen Kastrati, unë isha në gjykatën e Krujës, kam video

I riu mbërriti sot nën masa të rrepta sigurie dhe me kapuç në kokë në Gjykatën e Fierit. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

F.m
Elmir Tufa: Kur u vra Shkëlzen Kastrati, unë isha në
Elmir Tufa

FIER- Elmir Tufa, 31-vjeçari që u la në burg sot pasi akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. 31- vjecari dhe avokati i tij janë hprehur në gjyq se ditën që është ekzekutuar Kastrati, Tufa ka qenë në gjykatën e Krujës. Kjo pasi, sipas pretendimeve, ai po merrte pjesë në një seancë për një gjykim zëvendësimi mase sigurimi të një kushëriri të tij. Tufa dhe avokati i tij kanë pretenduar se kanë edhe pamje filmike që e vërtetojnë këtë gjë.

I riu mbërriti sot nën masa të rrepta sigurie dhe me kapuç në kokë në Gjykatën e Fierit. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Për vrasjen e Kastratit, është dënuar me 21 vite burg Albert Zaja, i cili ka përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, por nuk ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka mohuar gjithë kohës se ka lidhje me këtë vrasje. Në kërkim janë ende Elson Xheçuka dhe Silvia alias Roland Cara. Nga hetimet e deritanishme, Prokuroria ka dalë në përfundimin se është Xheçuka personi që ka qëlluar me armë Shkëlzen Kastratin.

Si ndodhi krimi?

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit 2021 pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier, pasi u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës. Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.

 

Poll

MOS HUMB