Aktualitet

Në burg për grabitjen e vilës së Di Marias, shqiptari ‘shtang’ gjyqtarët

Shqiptari shprehu dëshirën e tij për t'u vlerësuar nga një gjyqtar tjetër, të cilit tha se nuk duhet t’i vihet në dyshim paanshmëria.

F.m
Në burg për grabitjen e vilës së Di Marias, shqiptari
Angel Di Maria

ITALI- David Zira, shqiptari i arrestuar më 6 tetor 2022 për tentativën e vjedhjes në rezidencën e ish-lojtarit të Juventusit, Angel Di Maria (aktualisht në Benfica), ka bërë që të ndërptiet seanca gjyqsore ndaj tij. Mediat italiane shkruajnë se Zira, 30 vjeç i ka habitur të gjithë gjatë seancës paraprake duke kërkuar përjashtimin e gjyqtarit. 

Papritur, shqiptari është ngritur në këmbë dhe ka lexuar një dokument të përgatitur nga avokatët e tij Cosimo Palumbo dhe Raffaele Della Valle. Shqiptari shprehu dëshirën e tij për t'u vlerësuar nga një gjyqtar tjetër, të cilit tha se nuk duhet t’i vihet në dyshim paanshmëria.

Arsyeja e kërkesës për përjashtim, sipas medias italiane, është e ndërlikuar dhe ka të bëjë me zbatimin e masës së sigurimit krahas masës së parë të vendosur ndaj Zirës, ​​e cila ka skaduar 12 muaj pas lëshimit të saj.

Ky veprim ka shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të seancës dhe tashmë pritet të caktohet një tjetër gjyqtar.

Skena në Palagiustizia në Torino la shumë të pranishëm pa fjale, pasi nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që një i arrestuar të ketë kërkuar përjashtim për një gjyqtar të seancës paraprake gjatë seancës së procedimit penal.

Ndërkohë, hetimet mbeten të hapura në kërkim të bashkëpunëtorëve të Zirës, ​​të cilët ende nuk janë identifikuar. Hetuesit nuk përjashtojnë që grupi të jetë përgjegjës edhe për vjedhje të tjera dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një organizatë kriminale të mirëstrukturuar.

Poll

MOS HUMB