Aktualitet

Ekzekutimi i Bujar Nasufit, gjendet arma e krimit

Mësohet se përveç motorit të djegur është gjetur dhe arma e krimit.

I.F
Ekzekutimi i Bujar Nasufit, gjendet arma e krimit
Foto ilustruese

TIRANË- Arma e krimit e përdorur nga autori i vrasjes së Bujar Nasufit është gjetur. Mësohet se përveç motorit të djegur është gjetur dhe arma e krimit. Policia e Shtetit njoftoi se motorin e gjeti në zonën e kodrave të Sharrës.

Tashmë motori është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku po iu nënshtrohet një ekspertize të thelluar për të zbuluar ndonjë detaj lidhur me autorët.

Biznesmeni u ekzekutua mbrëmë në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi.

Viktima është qëlluar nga një distancë e afërt, ku si pasojë ka marrë dy plumba në gjoks. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi. Bujar Nasufi ishte një person pa precedent penalë. Ai ishte biznesmen dhe kishte në zotërim një mobileri. Biznesin e administronte bashkë me të vëllanë, në rrugën “Irfan Tomini”, pranë zonës ku dhe ndodhi vrasja./ZËRI

Poll

MOS HUMB