Aktualitet

48 orë pas operacionit, si paraqitet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos

Por edhe pse është i intubuar, situata e tij për momentin është e qëndrueshme.

k.m.
48 orë pas operacionit, si paraqitet gjendja shëndetësore e
Anastas Janullatos

GREQI- Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos vazhdon ende në gjendje kritike. Por duket se edhe pse është i intubuar, situata e tij për momentin është e qëndrueshme. Edhe pse kanë kaluar 48 orët kritike, sërish mjekët po e mbajnë nën monitorim gjendjen shëndetësore të 95-vjeçarit.

Siç është bërë e ditur, Kryepeshkopi ka pasur gjakderdhje gastrike, të cilën mjekët u përpoqën ta trajtojnë. Ky ishte edhe qëllimi i operacionit që u krye me nxitim. Gjatë ditëve që ka qenë i shtruar në Athinë, shëndeti i 95-vjeçarit ishte përkeqësuar  dhe orët e fundit ishte intubuar e transferuar në Repartin e Kujdesit Intensiv.

Fortlumturia e tij, Janullatos ndodhet në spitalin Evangelismos që prej të premtes së kaluar, kur u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore. Prej datës 30 dhjetor, ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

Megjithatë, duke pasur parasysh shëndetin dhe moshën e tij, virusi u shndërrua në një infeksion dhe ai pësoi gjakderdhje gastrike. Ndaj u pa e nevojshme transferimi i tij në Athinë, në të njëjtin spital ku edhe u kurua kur u prek nga pandemia e koronavirusit. Fillimisht gjendja e tij ishte e kontrolluar dhe as nuk u intubua, por me orët që kaluan gjendja e tij u përkeqësua dhe tashmë konsiderohet kritike./ZËRI

Poll

MOS HUMB