
TURQI- Ibrahim Lici është arrestuar thuajse një muaj më parë në Turqi, por në Shqipëri duket do të vonojë ekstradimi i tij. Për lirimin e Licit, gazetarja Klodiana Lala raporton se i riu ka pajtuar një prej avokatëve më të mirë në Turqi dhe kërkon me ngul ndryshimin e masës së sigurisë. Por identitetin e avokatin, gazetarja nuk e ka bërë me dije. Beteja ligjore që po ndjek në Turqi, mund të shtyjë kohën për ekstradimin e tij në vendin tonë, për t'u përballur me akuzat për vrasjen e Endri Mustafës.
-
Ibrahim Lici në pranga, i ati dorëzon pamje në SPAK
20 Shkurt, 13:35 -
Lici ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, prej muajit maj të vitit të 2021, por prej kohësh raportohej se ai ndodhej në Turqi, bashkë me të vëllanë tjetër, Muhamedin. Madje të dyve u doli në media një foto nga ura e Bosforit. Por Policia turke, ra në gjurmët e tij duke ndjekur një person të besuar që ishte nisur nga Shqipëria ta takonte. Në momentin e arrestimit, Lici ishte në banesën e një miku të tij në Stamboll. Atje u gjetën dokumenta belge dhe një armë zjarri me 50 fishekë.
Menjëherë pas publikimit të lajmit të arrestimit të tij, i vëllai Hamza Lici reagoi për mediat duke u shprehur se i riu nga Shkodra nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar. Po ashtu, theksoi se tashmë Ibrahim Lici kërkon statusin e azilantit, me pretendimin se i rrezikohet jeta në Shqipëri. Por pretendimi i familjes, nuk është konfirmuar kurrë as nga Policia Shqiptare dhe as nga ajo turke.