Aktualitet

E RËNDË në Lushnje! Babai plagos me çifte vajzën, vret veten

82-vjeçari pas një konflikti ka qëlluar me armë zjarri të bijën. Pasi e ka plgosur 40-vjeçaren, armën e ka kthyer nga vetja dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

k.m.
E RËNDË në Lushnje! Babai plagos me çifte vajzën,
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku babai ka plagosur me çifte të bijën, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në lagjen "18 tetori", ku 82-vjeçari pas një konflikti ka qëlluar me armë zjarri të bijën. Pasi e ka plgosur 40-vjeçaren, armën e ka kthyer nga vetja dhe më pas i ka dhënë fund jetës. Aktualisht e bija ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk dihen detaje se përse ka ndodhur konflikti mes tyre.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:15, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Poll

MOS HUMB