
TIRANË- Një rast i rëndë është raportuar në Pediatrinë e Spitalit të Onkologjikut, ku mësohet se një fëmijë 2 vjeç, i cili është diagnostikuar me tumor në bark, ka nevojë për ka nevojë për kimioterapi, por ilaçi kimio mungon. Nëna e tij, ka denoncuar rastin, si dhe ka kërkuar ndihmë për të birin. Ajo është shprehur se ai ka nevojë për medikamentin Actinomycin D, por ky ilaç kimio, i cili përdoret për fëmijë me tumor nuk është importuar dhe nuk qarkullon në vendin tonë që prej vitit 2006.
Ilaçi në fjalë nuk rezulton as në regjistrin e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, (institucion i cili pajis subjektet farmaceutike me autorizim përdorimi për barnat që importohen). Asnjë kompani importuar në Shqipëri këtë medikament. Instuticioni përgjegjës për të siguruar barnat ën vendin tonë është Ministria e Shëndetësisë, e cila kryen procedurat përkatëse dhe duhet të sigurojë barnat për të gjithë vendin. Nëna e 2-vjeçarit denoncoi rastin në rrjetet e saj sociale, teksa kërkoi ndihmë për djalin e saj. Ajo tha se ai ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale, por për shkak të mungesës së ilaçit, nuk mund të nis kimioterapinë.
Sipas saj, mjekët e Pediatrisë së Onkologjikut, i kanë thënë se ilaçi kimio mungon në spital. Nëna apelon për ndihmë pas gjendja e të voglit është serioze dhe nëse nuk mund të sigurojë dot ilaçin kimio, atëhere ulet përqindja që gjendja e tij të përmirësohet. /ZËRI