Aktualitet

E rëndë në Lezhë, vajza 4-vjeçe rrëzohet nga ballkoni i banesës

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 dhe menjëherë pas incidentit, e mitura është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

f.g
E rëndë në Lezhë, vajza 4-vjeçe rrëzohet nga
Foto ilustruese

LEZHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës, ku një vajzë 4-vjeçe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 dhe menjëherë pas incidentit, e mitura është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe.

E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Poll

MOS HUMB