Aktualitet

E rëndë në Itali/ Foshnja 9-muajshe vritet nga pitbulli i shtëpisë, i ati "mbron" qenin: U sulmua nga një qen endacak

Babai i vogëlushes, V. L., i cili ndodhej i vetëm në shtëpi me të, i tha Policisë se e kishte gjetur vajzën në shtratin e saj, tërësisht të mbuluar në gjak.

k.m.
E rëndë në Itali/ Foshnja 9-muajshe vritet nga pitbulli i
Foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një foshnjë 9-muajshe, Giulia L., ka ndërruar jetë sepse është kafshuar për vdekje nga pitbulli i familjes. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e kaluar në Acerra, provincë e Napolit. Babai i vogëlushes, V. L., i cili ndodhej i vetëm në shtëpi me të, i tha Policisë se e kishte gjetur vajzën në shtratin e saj, tërësisht të mbuluar në gjak. Në momentin kur ndodhi sulmi, nëna e foshnjës ndodhej në punë, në një restorant të zonës.

Babai e dërgoi menjëherë të bijën në krahë në urgjencën e klinikës “Villa dei Fiori”, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar të voglën. Sipas mediave italiane, Giulia kishte plagë të rënda nga kafshimet në fytyrë dhe në kokë, plagë që i kushtuan jetën. Fillimisht, në spital, babai i fëmijës tentoi të justifikonte ngjarjen duke pretenduar se e bija ishte sulmuar nga një qen endacak.

Megjithatë, kjo histori u rrëzua menjëherë nga hetuesit. Madje dhe e ëma e fëmijët kur mbërriti në spital ishte e dërrmuar nga dhimbja. Ajo shpërtheu në britma kundër partnerit të saj dhe e sulmoi mes lotëve për humbjen e rëndë që pësuan. Me kohën që kaloi, babai i foshnjës ndryshoi dëshminë! Herën e dytë tha se ai ishte shtrirë për të fjetur bashkë me vajzën dhe kur u zgjua, e gjeti të mbuluar në gjak. Ai shtoi se nuk kishte dëgjuar asgjë gjatë natës.

“Ai pitbull kishte vrarë një qen më parë”

Banorët e lagjes Icesnei, e përshkruajnë qenin si agresiv.

“Një vit më parë ai sulmoi një qen të vogël dhe e vrau”, rrëfen një kujdestar qensh për gazetën "Repubblica". Sipas fqinjëve, familja mbante dy qen në banesë.

“Ne i kishim paralajmëruar disa herë që pitbulli ishte agresiv. Kemi njoftuar edhe Policinë disa herë, por ata na thoshin se qeni nuk dëmtonte askënd,”-thotë Lorella Siesto, një nga fqinjët.

Prokuroria ka nisur hetimet për rastin, ndërsa shërbimi veterinar ka marrë pitbullin./ZËRI

Poll

MOS HUMB