Aktualitet

Dhunoi gruan, Policia i gjen kokainë shqiptari! Akuzohet edhe e ëma pensioniste, e ndihmonte në ‘biznes’

Gruaja e shqiptarit, K. E., 37 vjeçe, pas një debati me bashkëshortin, kishte braktisur shtëpinë.

k.m.
Dhunoi gruan, Policia i gjen kokainë shqiptari! Akuzohet edhe e ëma
Foto ilustruese

ITALI- Policia e Vicenzas ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, pasi e shoqja e denoncoi për dhunë në familje. Shqiptari i identifikuar me inicialet K.G., nën akuzën e trafikut të drogës dhe armëmbajtje pa leje. Sipas mediave italiane, gruaja e shqiptarit, K. E., 37 vjeçe, pas një debati me bashkëshortin, kishte braktisur shtëpinë.

Kërkimet zbuluan se ajo ndodhej në dhomën e urgjencës të Spitalit Civil të Noventa Vicentina, ku dëshmoi se ishte dhunuar në familje. E reja kishte shenja në fytyrë dhe trup nga dhuna fizike.

Menjëherë, nga Policia italiane u ushtrua kontroll banesë dhe u gjetën 3 pako kokainë me peshë 3,264 kilogramë, 13 mijë euro cash, që mendohet se ishin të ardhura të paligjshme, si dhe 52 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, informon media italiane.

Gjatë operacionit është denoncuar në liri edhe nëna e të arrestuarit, K. H., 59 vjeçe, pensioniste dhe banuese në të njëjtin qytet. Ajo fshihte një pjesë të drogës të të birit në banesën e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB