Aktualitet

E rëndë në Itali, 14-vjeçarja shqiptare bie nga pallati dhe humb jetën

M.M
E rëndë në Itali, 14-vjeçarja shqiptare bie nga pallati
Foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Piacenzës, Itali, ku një adoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14 vjeç, ka humbur jetën pasi ra nga çatia e një pallati 7-katësh. Sipas mediave italiane, vajza e re ra nga lartësia, por rënia u ndalua nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të shpëtimit që arriti menjëherë në vendngjarje, fatkeqësisht nuk e mitura nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Aktualisht, autoritetet italiane po hetojnë ngjarjen dhe nuk përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me shkaqet dhe dinamikën e incidentit tragjik./ ZËRI

Poll

MOS HUMB