Aktualitet

Fieri "goditet" nga tërmeti, lëkundjet ndihen edhe në Vlorë

Mësohet se epiqendra ka qenë në fshatin Çifçi, 56 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.

M.M
Fieri "goditet" nga tërmeti, lëkundjet ndihen edhe në
Foto ilustruese

FIER- Një tërmet ka goditur qytetin e Fierit gjatë orëve të pasdites. Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Vlorës. 

Mësohet se epiqendra ka qenë në fshatin Çifçi, 56 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: 

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.

Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale./ ZËRI

Poll

MOS HUMB