Aktualitet

E reja nga Kameruni plagoset me thikë nga e ëma

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit të Durrësit, ku Policia e Shtetit bën me dije në njoftimin zyrtar se e reja nga Kameruni është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

k.m.

E reja nga Kameruni plagoset me thikë nga e ëma

DURRËS- Një 34-vjeçare është plagosur me thikë nga familjarët e saj. Deri më tani mendohet se është sulmuar nga e ëma. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të qytetit të Durrësit, ku Policia e Shtetit bën me dije në njoftimin zyrtar se e reja nga Kameruni është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë për të zbardhur ngjarjen në polici janë shoqëruar dy familjarë të vajzës.

Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasia A. A., 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës  nga personat (familjarë të saj) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy  familjarët e saj. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje,”- sqaron Policia./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB