Aktualitet

E paralajmëroi Balla, kush është ‘killeri shqiptar’ Shkëlqim Cakoni, i arrestuar në Itali

E.K
E paralajmëroi Balla, kush është ‘killeri shqiptar’
Foto ilustruese

TIRANË- Shkëlqim Cakoni është një prej dy personave të botës së krimit, që janë arrestuar jashtë vendit, dhe u paralajmëruan nga ministri Taulant Balla në Kuvend.

46 vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendin tonë.

Cakoni akuzohet për vrasje në Shqipëri, gjithashtu rezulton i dënuar me 25 vjet burg në vitin 2015 në Itali, pasi në 17 shkurt 2011 në Itali ka vrarë me armë zjarri shtetasin italian Vincenzo Cardito, 42 vjeç.

Ai është arrestuar në vitin 22 shkurt 2011 në Portin e Ankonas në tentativë për t’u larguar me dokumente false. Prej asaj dite ndodhet në burg. Në Shqipëri kërkohet si i dënuar me 18 vite burg në vitin 2005 për një vrasje të kryer në vitin 2002.

Cakoni në bashkëpunim me Edmond Pulajn pas një sherri për motive të dobëta ka qëlluar për vdekje Mark Rrikan dhe më pas Gjykata e Kurbinit e dënoi me 18 vite burgim për kryerjen e veprave penale "Vrasje me dashje" kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtje pa leje" parashikuar nga nenet 76-25 dhe 278/2 te Kodit Penal.

Poll

MOS HUMB