Aktualitet

E paprecedentë në Durrës, spitali bën gabim llogaritë e pagave, u kërkon shoferëve të ambulancave të kthejnë paratë

Pavarësisht kërkesave së tyre, Ministria e Shëndetësisë iu ka thënë që të presin, ndërsa ata po përballen me kërcënimin se do të pushohen nga puna nëse nuk kthejnë paratë.

I.F
E paprecedentë në Durrës, spitali bën gabim llogaritë e
Foto ilustruese

DURRËS- Një skandal ka ndodhur në spitalin e Durrësit, ku shoferët e auto-ambulancave kanë ngritur shqetësimin për një sërë problematikash përsa i takojnë kushteve të punës së tyre. Grupet e shoferëve të auto-ambulancave, të paguar më herët me rroga afërsisht prej 75 mijë lekë (të reja) u është kërkuar të kthejnë mbrapsht një pjesë të rrogës me pretekstin se janë paguar në vlerë më të lartë seç parashikohet ne vendim.

Kjo pagë iu është dhënë atyre për vetëm 8 orë punë, ndërsa ata kanë punuar 12 orë, 4 orë shtesë nga orari zyrtar. Punonjësve iu është kërkuar të kthejnë 120 mijë lekë të reja për periudhën Janar-Qershor. Pavarësisht kërkesave së tyre, Ministria e Shëndetësisë iu ka thënë që të presin, ndërsa ata po përballen me kërcënimin se do të pushohen nga puna nëse nuk kthejnë paratë.

"Ne kemi qenë në sistem 12 orar dhe na kanë kaluar në sistem 8 orar. Nga 70 mijë lek në muaj, sot marrim 50 mije lek në muaj. Na ka ardhur një email ku na thonë të kthejmë 120 mijë lek. Kjo është e padrejtë, ne presim rritje jo ulje page. Kërkojmë ndërhyrjen e Kryeministrit dhe të ministres së Shendetësisë", thanë ata.

Nga ana tjetër, Drejtori i Spitalit Rajonal të Durrësit, Ani Dyrmishi nuk ka pranuar të flasë për shqetësimin e shoferëve të autoambulancave. /ZËRI

Poll

MOS HUMB