Aktualitet

Plastor Nesturi emërohet prefekti i ri i Vlorës

Vendimi u miratua sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

I.F
Plastor Nesturi emërohet prefekti i ri i Vlorës
Plator Nesturi

VLORË- Plastor Nesturi është emëruar prefekti i qërkut të Vlorës. Vendimi u miratua sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ky pozicion mbahej më para nga Vangjel Tavo, por pas zgjedhjes së tij si kryebashkaiaku i Himarës mbeti vakant.

Vendimi:

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB