
TIRANE- Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masë sigurie edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas ndalimit të dhëndrit, Jamarbër Malltezi, "ZËRI" ka mësuar se për Berishën është caktuar masa e sigurisë "detyrim paraqitjeje" dhe ndalim dalje nga shteti.
Paralelisht, vetë kryedemokrati ka njoftuar konferencë urgjente për shtyp në orën 21:00. Masat e sigurisë lidhen me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani në Tiranë, ku dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi akuzohet se ka ndërmarrë veprime në shkelje të ligjit.
Prokuroria e Posaçme e hetoi Malltezin për pastrim parash. Kallëzimi u bë nga Taulant Balla, asokohe kryetar i grupit parlamentar të PS. Balla kallëzoi Berishën për shpërdorim detyre, dhëndrin Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami./Zëri.ai