Video

Dy tentativat e dështuara për vrasjen e ‘krymit’

Është Nuredin Dumani ai që zbulon përmes mesazheve që i dërgon vëllait të tij, Dashnor Dumani se për Alibejn ishte planifikuar që të derdhej vaj i djegur në rrugë me qëllim eliminimin e tij gjatë ecjes me makinë.

F.m
Dy tentativat e dështuara për vrasjen e ‘krymit’
Nuredin Dumani, Erion Alibej dhe Hajdar Çopja

TIRANË- Grupi i vëllezërve Franc Çopja dhe Hajdar Çopja, ku bënin pjesë Mikael Qosja, Talo Çela planifikuan eleminimin e Erion Alibej. Në dosjen e SPAK të siguruar nga ZËRI, në bisedat mes vëllezërve Dumani, zbardhet edhe plani i eleminimit të 'krymit'. Është Nuredin Dumani ai që zbulon përmes mesazheve që i dërgon vëllait të tij, Dashnor Dumani se për Alibejn ishte planifikuar që të derdhej vaj i djegur në rrugë me qëllim eliminimin e tij gjatë ecjes me makinë. Por plani nuk u vu në zbatim, pasi Alibej nuk ndodhej në Shqipëri, dhe ekzekutimi i tij u mendua të bëhej në një berberhane në Holandë, ku ai shkonte të qethej. Nuredin Dumanit për të kryer vrasjen iu ofruan 300 mijë euro, por nuk e pranoi pasi në atë kohë kishte ekspuls nga Evropa për tri vite.

Poll

MOS HUMB