
DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen është raportuar pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja ndodhi në sektorin Rinia orës 18:45, ku një mjet i drejtuar nga 31-vjeçari me inicialet R. K., ka përplasur për vdekje një këmbësori. Si pasojë e përplasjes Gj. D., rreth 52 vjeç ka humbur jetën, ndërsa mjeti ka përfunduar në kanal.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në aksin rrugor "Sektor Rini-Shenavlash", një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI