
TIRANË- ZËRI zbardh dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Kështu në dosjen e SPAK janë zbardhur dhe lëvizjet financiare që janë kryer në kompaninë "Albanian Food and Hospitality". Kjo shoqëri është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në vitin 2019.
Pas largimit të Adriana Beqajt nga kompaninë me anë të dhurimit dhe shitjes së aksioneve të saj në vitin 2019, vit kur dhe e themeloi, rolin kryesor e merr Ermal Kurtulaj, i cili dhe pastron paratë dhe "kujdeset" përt faturat.
Pjesë nga dosja:
Për shoqërinë tregtare "Albanian Food and Hospitality" themeluar në vitin 2019, nga ekstrakti historik rezulton se ortake ka qenë Adriana Beqaj (bashkëshortja e Ilir Beqaj me 50% të kuotave të shoqërisë. Në datën 01.03.2029 35% të kuotave të saj ia ka dhuruar ortakut tjetër Arti Malaj, i cili pjesën e mbetur prej 15% të kuotës, duke u larguar kështu nga shoqëria dhe ngelur me 100% të kuotave ortaku i vetëm Arti Malaj.
Më pas, Arti Malaj, me kontratën dt 12.08.2021 ia ka shitur të gjitha kuotat Eduart Curraj. Ortak me 100% të kotave aktualisht është shtetasi Eduart Curraj. Nga kërkimi në QKB, rezulton se ky shtetas është ortak edhe pranë shoqërive; Curri Group SHPK; Curri SHPK dhe DELTA HOLDING. Administrator i kësaj shoqërie rezulton shtetasi Gazmend Prenga, i cili përdor numrin celular x dhe ka komunikime të shpeshta me Ermal Kurtulaj.
13.11.2023 biseda:
A: Gazi?
B: Hë shok?
A: Sa është fatura e darkës së maqedonasve?
B: Nuk e kam printu
A: Po shkruaje icik pra, tme thush vlerën se nuk do e presësh ti, do presim diku tjetër po thjesht sa është si vlerë
B: Sesa mund të shkojë
A: Sa është totali që duhet tshkruj unë te ata, kupton
B: Shumë mirë në rregull./ZËRI