Aktualitet

149 mijë euro fatura/ 'Gzona' ishte kthyer në "çerdhen" e pastrimit të parave të Ilir Beqajt

Bëhet fjalë për katër fatura.

E.K
149 mijë euro fatura/ 'Gzona' ishte kthyer në
Ilir Beqaj

TIRANË- Detaje të reja zbardhen në lidhje me dosjen hetimore në ngarkim të ish-ministrit Ilir Beqaj. Kështu rezulton se restorant “Gzona” në Kalanë e Tiranës, e cila si administrator ‘ligjor’ ka Gazment Haxhian, por që sipas SPAK fshihet Ilir Beqaj nëpërmjet Ermal Kurtulajt, i cili bën dhe levizjet financiare. Në dosjen e SPAK, hetohet disa fatura që në total kapin vlerën e 149 mijë eurove. Faturë e lëshuar nga kompania ‘’Landways Internacional" për llogari të EUDAIR. Bëhet fjalë për katër fatura.

“Lidhur me faturën me datë 16.08.2023, vlera 4.189.500 nga e-fiskalizimit rezulton me përshkrimin "shërbimi kateringu" sasisa 350 copë, çmimi për njësi pa TVSH: 9975. Kjo faturë rezulton të jetë lëshuar disa minuta më para se të lëshohet fatura tjetër kundrejt Eusair-it, duke lindur dyshimi që ka qenë kusht që i ka parapritrë lëshimit të faturës kundrejt Eusarit duke u krijuar dyshimi i arsyeshëm që paraprakisht palët kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe që shuma përbën përfitim material, korrupsion që shoqëria tregtare Landëay i ka paguar Gzonës”, thuhet në dosje.

Pjesë nga dosja:

Në datën 16.08.2023 kundrejt EUSAIR është lëshuar për shoqërinë tregtare "Landways Internacional" fatura 149.809.21 euro. Kjo shoqëri rezulton e krijuar më datë 17.05.2005 dhe ka administrator Gazment Haxhia. Shoqëria tregtare 'Albanina food and Hospitality Lab' e krijuar më datë 19.01.2019 ka lëshuar 4 fatura.

Lidhur me faturën me datë 16.08.2023, vlera 4.189.500 nga e-fiskalizimit rezulton me përshkrimin "shrbimi kateringu" sasisa 350 copë, çmimi për njësi pa TVSH: 9975. Kjo faturë rezulton të jetë lëshuar disa minuta më para se të lëshohet fatura tjetër kundrejt Eusair-it, duke lindur dyshimi që ka qenë kusht që i ka parapritrë lëshimit të faturës kundrejt Eusarit duke u krijuar dyshimi i arsyeshëm që paraprakisht palët kanë biseduar me njëri-tjetrin dhe që shuma përbën përfitim material, korrupsion që shoqëria tregtare Landëay i ka paguar Gzonës, për shërbimin që ajo ka përfituar për të kryer nga Eusarit. Edhe rasti tjetër lidhet me pranimin nga shoqata FIAA të shumës prej 350 000 lekësh, e cila referuar kohës së lëshuar krijon dyshimin se shumë përbën përfitim material në formën e veprimit korruptiv.

Nga përgjimi i komunikimeve të kryera nga Ermal Kurtulaj rezulton se ai është përfshirë në punët e restorantit duke patur kështu interesa pasurore mbi këtë restorant. Ai interesohet vazhdimisht për mbarëvajtjen e këtij restoranti, duke vepruart si epror ndaj administratorit të restorantit, Gazmend Prenga dhe në ditët e fundit ka disa komunikime nëpërmjet tyre, kohë që përkon edhe me mbylljen e bilancit vjetor me rakordimet nëpërmjet investimeve të kryera mbi këtë restorant përgjatë vitit dhe me faturat e lëshuara për këtë restorant. Po ashtu, nga komunikimet e kryera dyshohet se personi nën hetim Kurtulaj vepron në këtë restorant për llogari të Ilir Beqajt, dyshime që ngrihen nga mënyra sesi komunikohet dhe veprohet nga ana e këtyre subjekteve duke shmangur çdo përfshirje të këtij shtetasi me administratorin ashtu me ortakët dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e taktimeve nëpërmjet shtetasit Ermal Kurtulaj. Nga deklarimet vjetore rezulton se pas vitit 2019 Ilir Beqaj nuk ka deklaruar interesa mbi këtë aktivitet./ZËRI

Poll

MOS HUMB