Aktualitet

LISTA e PLOTË/ SPAK e BKH kontroll deri në detaj tek zyrat dhe pronat e Ilir Beqajt, s'shpëtuan as bashkëpunëtorët

Po ashtu janë sekuestruar disa kompjutera.

E.K
LISTA e PLOTË/ SPAK e BKH kontroll deri në detaj tek zyrat dhe pronat
Ilir Beqaj

TIRANË- Në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) drejtuar Gjykatës së Posaçme janë listuar dhe pasuritw e Ermal Kurtulajt, Ilir Beqajt, Dorian Sadikut dhe Eduart Currajt ku kërkohet që të kryehet kontroll pasi ka dyshime se mund të gjenden dokumente me vlerë për hetimin. Sipas SPAK, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e Kurtulajt dhe Ilir Beqajt janë gjetur dokumente me vlerë. Ndërkohë që kërkojnë të ushtrohen kontroll dhe në zyrat dhe shoqatën e Mira Topçiut, pasi hetuesit mendojnë se ka materiale të rëndësishme për zbardhjen e hetimeve. Po ashtu janë sekuestruar disa kompjutera.

Pjesë nga dosja:

Në funksion të sigurimiet të dokumentacioneve që lidhen me eventet e projekteve nën monitorim të SASPAC-ut për të cilat janë lëshuar faturat përkatëse dhe mënyrës sesi janë lëshuar ato, nëse janë kryer si evente, kush i ka krijuar dokumentet dhe përfitimi i realizuar prej tyre, në funksion të sigurimit të të dhënave mbi veprime fiktive apo korruptive të kryera nga shoqëri tregtare apo organizata joftiimprurëse figuruar ligjërisht ose jo në emër të shtetasve Ermal Kurtulaj, Ilir Beqaj, Sabian Kurtulaj apo familjarëve të tyre apo të dhëna mbi shoqëri të tjera tregtare nga të cilat kanë përfituar shtetasit Ermal Kurtulaj, Ilir Beqaj, Sabjan Kurtulaj apo familjarë e të afërm të tyre; në funksion të sigurimit të të dhënave mbi interesat pasurore të Kurtulaj dhe Beqaj mbi restorantin ‘’Gzona’’ apo aktivitete të tjera tregtare që kanë më subjektet Dorian Sadiku dhe Eduard Curraj në kohë të ndryshme apo të dhëna mbi lehtësimin e tyre në kryerjen e aktivitetit tregtar duke përdorur funksionin publik në çfarëdolloj forme, marrë parasysh faktin e qenies subjekt të shtetasit Ilir Beqaj deri në vitin 2021. Në funksion të sigurimit të të dhënave mbi komunikime të kryerja nga subjektet e përfshira në veprimtarinë e kundërligjshme paraqitet e domosdoshme urdhërimi i kontrollit të banesave dhe automjeteve dhe kontrolli personal i disa subjekteve që vlerësohet me rëndësi për efekt të këtij procedimi penal. Nga kqyrja e sistemeve të ndryshme dhe nga raportet e shërbimit të mbajtur nga oficerët dhe nisur dhe nga komunikimet e kryera rezulton se janë siguruar të dhënat mbi banesat e përdorura nga subjektet, konkresith Ermal Kurtulaj, Gazmend Prenga, Arben Dani, Sabjan Kurtulaj, Ilir Beqaj. Banesat, automjetet, si dhe zyrat e shoqatës GoodHealth ku figuron i punësuar Ermal Kurtulaj dhe Mira Topçiu duhet të kontrollohen pasi besohet që në këto banesa, mjete dhe zyra gjenden dokumente, si dhe të dhëna kompjuterike. Sa i përket kontrollit, si një ndër mjetet e kërkimit të provës, rregulluar nga dispozitat e Procedurës penale, Gjykata vlerëson se ai përbën një instrument që mundëson përfitimin e të dhënave/provave që kanë aftësi provuese për procesin penal, të cilat janë formuar më herët dhe synohet të sigurohen nëpërmjet përdorimit të këtij mjeti. Në lidhje me kontrollin si mjet për kërkimin e provës.  Janë kontrolluar:

LISTA e PLOTË/ SPAK e BKH kontroll deri në detaj tek zyrat dhe pronat

Poll

MOS HUMB