Aktualitet

E rëndë në Durrës! Djali vret babanë në Shënavlash, kufomën ia hodhi në pus: Më mori paratë!

Trupi i pajetë është gjetur në pus.

k.m.
E rëndë në Durrës! Djali vret babanë në
Foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku djali Esmerald Balla ka vrarë të atin e tij, Enver Ballën. Trupi i pajetë i 62-vjeçarit është gjetur në pus, ku ishte hedhur pasi ishte qëlluar me armë zjarri pistoletë. Vrasja dyshohet se është bërë rreth 20 ditë më parë.

Që nga ajo kohë familjarët e viktimës e kishin denoncuar si të zhdukur më 13 gusht pasi prej kohësh nuk kishin kontakt me të. Madje kishte qenë vetë i biri, Esmeraldi, ai që e kishte dënoncuar të atin si të zhdukur në Komisariatin e Policisë së Durrësit. Lidhja e Esmeraldit me krimin është bërë përmes përgjimit të një bisede telefonike nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës. E më pas, pas marrjes në pyetje, i riu e ka pranuar krimin.

Në rrëfimin e tij, ai pretendon se të atin e ka vrarë për çështje parash.

"E vrava sepse më mori paratë,"-rrëfeu ai.

Ndërkohë që gjatë kontrolleve në banesën e familjes në ShënaVlash është gjetur edhe arma e krimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB