Aktualitet

Detaji RRËQETHËS! Si i shkoi vrasësi në varrim Liridona Murselit, burri e prit me dorë në zemër

Bashkëshorti, por edhe vrasësi i saj, Naimi, shfaqej me dore në zemër duke pritur miqtë dhe familjarët teksa i bëjnë nderimet e fundit të ndjerës.

k.m.
Detaji RRËQETHËS! Si i shkoi vrasësi në varrim Liridona
Pamje nga varrimi

PRISHTINË- Një foto e shkrepur thotë gjatë funeralit të Liridona Murselit tregon shumë! Bashkëshorti, por edhe vrasësi i saj, Naimi, shfaqej me dore në zemër duke pritur miqtë dhe familjarët teksa i bëjnë nderimet e fundit të ndjerës. E tmerrshmja është edhe vrasësi ka shkuar në varrim, pasi ishte i afërmi i Naimit.

Granit Plava mori 30 mijë euro për vrasjen, e të nesërmen i shkoi në varrim viktimës së tij.

Madje, me lot në sy, mund edhe t'i ketë hedhur para. Pikërisht nga ato që mori për t'i marrë edhe jetën.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinion publik u regjistrua mbrëmjen e vonë të 29 nëntorit në dalje të Prishtinës, në rrugën “Dalip Alshiqi’. Fillimisht u raportua se Liridona Murseli u vra gjatë një tentative grabitjeje nga persona të armatosur, por këtë të premte u zbulua se kjo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-Presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli. Naim Murseli e kishte nxjerrë 33-vjeçaren në pritën e plumbave, duke e ekzekutuar me dorën e Granit Plavës, i cili u ‘zbërthye” para Policisë dhe deklaroi se Naim Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro për eleminimin e të shoqës. Ndërkohë vetë Murseli nuk ka folur para hetuesve. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen./ZËRI

Poll

MOS HUMB