
TIRANË- ZËRI ka zbardhur detaje nga grabitja e dështuar në Prush të Tiranës. Mësohet se autorët e ngjarjes, përpara se të largoheshin, kanë përplasur nhë efektiv policie me makinë. Më pas janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Ende nuk dihen detaje nga gjendja shëndetësore e efektivit që është aksidentuar.
Çfarë ndodhi këtë mbrëmje?
Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin një banesë në Prush të Tiranës. Policia është njoftuar në kohë nga të zotët e shtëpisë dhe janë nisur drejt vendngjarjes.
Por, autorët, sapo kanë parë uniformat blu kanë qëlluar në drejtim të tyre. Efektivët e policisë janë kundërpërgjigjur, por nuk ka persona të plagosur. Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të grabitësve.