Aktualitet

Detaje nga vrasja në Shkodër: 62-vjeçari qëlloi bashkëshorten me çifte dhe e la të vdekur, shkak xhelozia? Debati para krimit

Policia e Shkodrës ka ngritur si pistë kryesore të hetimit xhelozinë mes çiftit, prindër të dy fëmijëve, një djali që jeton në Kanada dhe një vajze e cila punon si oficere në repartin ushtarak në Vau Dejës.

zh.ll
Detaje nga vrasja në Shkodër: 62-vjeçari qëlloi
vendngjarje-autori pak para krimit

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku 55-vjeçarja Bardhe Ziçi dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, 62-vjeçarja Shtjefën Ziçi.

Policia e Shkodrës ka ngritur si pistë kryesore të hetimit xhelozinë mes çiftit, prindër të dy fëmijëve, një djali që jeton në Kanada dhe një vajze e cila punon si oficere në repartin ushtarak në Vau Dejës.

Sipas të dhënave paraprake, pak para krimit mes bashkëshortëve ka pasur një debat. Nga pamjet e kamerave të sigurisë që policia disponon, dyshohet se 62-vjeçari i ka kërkuar celularin bashkëshortes së tij. Kjo kërkesë mësohet se ka sjellë përplasje verbale mes tyre.

Pas debatit, Shtjefën Ziçi dyshohet se ka hyrë në banesë, ka marrë armën e gjahut që e posedonte me leje dhe ka qëlluar ndaj bashkëshortes së tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Detaje nga vrasja në Shkodër: 62-vjeçari qëlloi
autori me armen e gjahut

Ndërkohë pala mbrojtëse e Shtjefën Ziçi, ka hedhur poshtë dyshimet e policisë për xhelozi duke i qëndruar faktit se vrasja ishte aksidentale. Mbrojtja pretendon se 62-vjeçari ka marrë çiften për ta pastruar dhe nuk ka qenë në dijeni se ka patur plumba brenda sepse ka qenë bashkëshortja që ditë më parë e ka mbushur duke mos e vënë në dijeni burrin e saj.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se menjëherë pas arrestimit, i dyshuari ka shprehur se nuk ishte penduar për atë që kishte ndodhur.

Autori i dyshuar punonte si taksist me makinën e tij private ndërsa bënte edhe furnizimin për dyqanin ushqimor ku shiste bashkëshortja e tij e cila mbeti e vrarë. Të dy, burrë e grua, njiheshin si njerëz të qetë në zonë dhe askush nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti të mëparshëm mes tyre. Madje, edhe banorët të zonës, qinjtë e tyre, janë shprehur se mes çiftit nuk kishin dëgjuar ndonjëherë debate apo mosmarrëveshje.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e të enjtejes në lagjen “Mark Lula” të qytetit të Shkodrës. 62-vjeçari Shtjefën Ziçi qëlloi me çifte bashkëshorten, Bardhe Ziçi 55-vjeçe, në portën e shtëpisë, ndërsa kjo e fundit, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Autori është vënë në pranga nga policia menjëherë pas ngjarjes, ndërsa mesohet se gjatë arrestimit ai nuk bërë rezistencë. Po ashtu, është sekuestruar edhe arma e krimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB