DURRËS- Një defekt në linjën e tensionit 20 kV që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave në Fushë Milot, ka shkaktuar ndërprerje të punës së këtij këtij stacioni. Për pasojë, disa fshatra të Durrësit do të mbeten pa ujë.
Përmes një njoftimi publik, Shërbimi i Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës bën me dije se erërat e forta kanë shkaktuar defektin, riparimi i të cilit është arritur mëngjesin e sotëm. Stacioni i pompave qëndroi jashtë funksionit që prej mbrëmjes së djeshme deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Njoftimi:
SHRUKD njofton qytetarët se për shkak të një defekti në linjën e tensionit 20 kV që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave në Fushë Milot, ky i fundit qëndroi pa punë nga ora 22.30 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 06.00 të ditës së sotme. Për këtë arsye do të ketë probleme në furnizimin me ujë zona e fshatrave, konkretisht: fshati Shkalle, Sektor Rinia, Arapaj, Xhafzotaj, Rrashbull.
Defekti në linjën e tensionit 20 kV ka ardhur për shkak të erërave të forta. Edhe pse është punuar gjatë gjithë natës, vetë sot në orën 06.00 u arrit riparimi i tij dhe stacioni i pompave në Fushë Milot rinisi punën duke furnizuar normalisht me ujë. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë të përkohshme.