
TIRANË- Pamjet që po shihni tregojnë makinën e autorëve të masakrës së Memaliajt, ku mbetën të vrarë tre persona, Shyqyri Kalemi, Gledian Muka dhe Marsel Çela, këta dy të fundit pa asnjë lidhje me ngjarjen dhe “shënjestrën” e atentatit, Shyqyri Kalemin. Muka dhe Çela ishin në ambientet e lokalit njëri si kamarier, tjetri klient, por plumabt nuk i kursyen. Makina e autorëve është kapur nga pamjet e sigurisë 100 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja me tre të vrarë. Pamjet janë siguruar nga "Tv Klan".

Fuoristrada ngjyrë e zezë me targa gjermane më pas u dogj nga autorët, bashkë me tre kallashnikovët e përdorur në krim brenda saj, duke humbur kështu gjurmët. Pavarësisht se mjeti është kapur në disa sekuesnca nga kamerat e sigurisë në zonë, autorët nuk duken. Madje ata kanë qëndruar brenda mjetit dhe kur kanë kryer sulmin, për të mos u identifikuar nga asnjë llojë detaji. Pasi kanë hapur zjarr mbi 74-vjeçarin Shyqyri Kalemi dhe vrarë Gledian Mukës dhe Marsel Çelen janë larguar me shpejtësi.
36-vjeçari Gledio Muka dhe 47-vjeçari Marsel Çela u ndodhën në vendin e gabuar, pasi nuk kishin asnjë lidhje me atentatin që shënjestër kishte biznesmenin Shqyo Kalemi. Vrasja e trefishtë, që u mori jetën dhe dy personave të pafajshëm dhe që nuk ishin objektiv, dyshohet se vjen si pjesë e sagës së hakmarrjes ndaj Andrea Kalemit, djalit të viktimës Shyqo Kalemi. Ai është i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022, që më parë gjatë 2022 dyshohet se kishte eliminuar me eksploziv Aleksandër Sadikajn. Ky i fundit është i afërm me familjen Kalemi./ZËRI