
Çfarë mund të thuhet tjetër për Mbretëreshën? Real Madrid ka njohuritë e tyre, pothuajse të mbinatyrshme, në Ligën e Kampionëve dhe gjithmonë sigurohet që t'ua imponojë ligjin e tij yjeve. Të njëjtën gjë bëri edhe në Londër, ku nënshtroi Dortmundin për të arritur fitoren e 15-të në histori.
Për të qenë të saktë, madrilenët e kanë harruar ndjenjën e humbjes në një finale evropiane. Tani ata numërojnë nëntë fitore radhazi në finalet e Ligës së Kampionëve dhe për të arritur humbjen e tyre të fundit duhet të kthehemi në vitin 1981!
Në fakt, Reali është përmendur për mirë në dekadën e fundit, nga viti 2014 e deri më sot. Në këto vite ai numëron gjashtë Champions League, aq sa Bayern Munich në 124 vjet, aq sa Liverpool në 131 vjet dhe një më shumë se Barcelona në 124 vjet! Milani është ai që mbetet i dyti pas Mbretëreshës./ZËRI