Aktualitet

Debatoi me vjehrrin, e reja i vë flakën kasolles për hakmarrje

Fatmirësisht nga djegia e kasolles pati vetëm dëme materiale dhe asnjë nuk u lëndua.

I.F
Debatoi me vjehrrin, e reja i vë flakën kasolles për hakmarrje
Foto ilustruese

LUSHNJË- Një hakmarrje e çuditshme ka ndodhur në Lushnjë! Një 29-vjeçare pasi ka konfliktuar me vjehrrin e saj, i vendosi zjarrin kasolles së tij. E reja u procedua në gjendje të lirë, por nuk dihet shkaku i sherrit mes tyre. Fatmirësisht nga djegia e kasolles pati vetëm dëme materiale dhe asnjë nuk u lëndua.

“Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. R., 29 vjeçe, banuese në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur një kasolle në pronësi të vjehërrit të saj”, njofton policia. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB