Aktualitet

DASH: Sulmi në Banjskë ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë

Departamenti i Shtetit thekson se të gjithë terroristët, përfshirë Radoiçiç duhet të dalin para drejtësisë

D.XH
DASH: Sulmi në Banjskë ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë
DASH

PRISHTINË - Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar se pret që Serbia të marrë masa për depërshkallëzimin e situatës e të nisë me tërheqjen e trupave pranë kufirit me Kosovën.

Zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel, tha se ka pasur disa tërheqje të trupave serbe, që nga thirrja e SHBA më datë 29 shtator.

Gjithashtu, DASH shprehet se pret që të gjithë personat që kanë marrë pjesë në sulmin terrorist më 24 dhjetor, të dalin përpara drejtësisë.

Ai ka folur edhe për arrestimin e terroristit Milan Radoiçiç. DASH nënvizoi se Radoiçiç nuk duhet të shpëtojë asesi nga ndjekja penale.

“Presim që Serbia të nisë akoma me hapat për deshkallëzimin e situatës. Ne kemi parë raportet dhe e dimë se sulmi ka qenë i koordinuar dhe i planifikuar mirë. Të gjithë autorët e sulmit duhet të përgjigjen përpara drejtësisë”, ka thënë Patel.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës më 24 shtator?

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij.

Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat. Autorësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, i cili gjithashtu hoqi dorë nga posti si nënkryetar i Listës Serbe./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB