Aktualitet

Dalin MESAZHET/ Naim Murseli kërkon para hua: Pacolli m'i ka dhënë 30 mijë euro, më duhen akoma...

Në mesazhe, i akuzuari për vrasjen e të shoqes, kërkon  nga një person i paidentifikuar para borxh, por nuk i tregon se përse i duhen paratë.

k.m.
Dalin MESAZHET/ Naim Murseli kërkon para hua: Pacolli m'i ka
Naim Murseli

PRISHTINË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari Milaim Zeka ka publikuar disa mesazhe, të cilat sipas tij janë të bashkëshortit të 30-vjeçares së vrarë Liridonës, Naim Murselit. Në mesazhe, i akuzuari për vrasjen e të shoqes, kërkon  nga një person i paidentifikuar para borxh, por nuk i tregon se përse i duhen paratë. Megjithatë i shpjegon se do t'ja kthejë, ndërsa i zbulon se 30 mijë euro i kishte marrë ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Personi me të cilin flet i premton para, por biseda e tyre shkëputet për disa muaj. 

MESAZHET E SHKËMBYERA: 

Naim Murseli: Kam nevojë për 8000$ vëlla, por mund të të jap 12 mijë, t'i kthej për maksimumi 4 muaj. Por vetëm nëse i ke dhe nëse i do. Behgjeti më ndihmoi me 30 mijë. Janë shumë para, ndaj vetëm nëse mundesh vëlla.

Personi X: Më vjen keq vëlla po nuk kam. Kam vështirësi që të blej ndonjë banesë që të jetoj me familjen. Nëse nuk blej banesë për 6-10 muajt e ardhshëm do më duhet që të shkoj në Amerikë. Do doja të isha në një pozicion më të m irë në jetë që të të ndihmoja

Naim Murseli: S'ka problem vëlla. Të kuptoj, jam i sigurtë që ia del. Po 3000$ për 2 muaj mi jep dot? Edhe aq do më ndihmonin.

Personi X: T'i çoj të mërkurën ose të enjtën nëse është ok? Nuk dua t'i marr nga kursimet. Paguhem për pak ditë por edhe mund të shes Cartierin tim për të cilin pagova 7000$. Më duhen disa ditë.

POSTIMI I MILAIM ZEKËS:

Kur baba behet zedhenes i nje planifikuesi te vrasjes te familjes se tij. Sipas Policise te Kosoves, Naimi ka pranuar çdo gje rreth planifikimit te vrasjes. Madje vrasesin e kishte ftuar ne darke, ne te njejtin restoran, por me nje tavoline tjeter. Krejte kjo histori reale dhe bizare, ngjane me telenovela te tmerrshme. Duke qene Naimi brenda, dhe duke dashte me rrite nr e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderator, portale e gazeta, sjellin llojelloje teorish te konspiracioneve, duke mos iu referu hetimeve dhe deklaratave ne polici. Flitet per shume rrena, qe te vritete e verteta. E ne krye te rrenave na del babai i Naimit, i cili prej fillimit ka qene i dyshimt se po perpiqet te fshehe krimin. Prej gadishmerise “per ta vra djalin” tani del mbrojtes, madje edhe dezinformues. Del edhe akuzues ndaj policise, si dhe njerezeve qe e dine te verteten rreth Naimit. Nese nuk je i gatshem me thane te verteten, ma mire mbylle gojen. Qe vetem nje sms i Naimit ku i kerkon pare borgj nje amerikani, madje me fajde…

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 28 nëntorit, rreth orës 20:26, në rrugën “Dalip Alshiq”, në Prishtinë. Rasti fillimisht u raportua si grabitje, por pas 48 orëve u zbulua se urdhri për ekzekutimin e të resë ishte dhënë nga vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli. Ai e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij. 15 mijë ia kishte dhënë para vrasjes, dhe 15 të tjera do ia jepte në përfundim të krimit. Plava e ka pranuar fajësinë për vrasjen e 30-vjeçares, duke thënë se Naim Murseli e kishte porositur. Në pranga ka rënë dhe Kushtrim Kokalla, i afërm i Murselit që akuzohet si bashkëpunëtor në krim./ZËRI

Poll

MOS HUMB