Aktualitet

Paralizohet qarkullimi në Elbasan, trafik i rënduar drejt kryeqytetit, Policia: Bëni durim!

Policia Rrugore e Elbasanit thotë në njoftimin e saj se bllokim të lëvizjes së automjeteve nuk ka dhe po punohet intensivisht për menaxhimin e qarkullimit të makinave.

k.m.
Paralizohet qarkullimi në Elbasan, trafik i rënduar drejt kryeqytetit,
Pamje nga trafiku

ELBASAN- Fluks automjetesh nga Elbasani në drejtim të kryeqytetit. Sipas Policisë së Elbasanit, akset “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka pasur një përqëndrim të madh të automjeteve, e cila ka krijuar një ngadalësim të qarkullimit. Ndaj edhe Policia Rrugore e Elbasanit thotë në njoftimin e saj se bllokim të lëvizjes së automjeteve nuk ka dhe po punohet intensivisht për menaxhimin e qarkullimit të makinave.

Gjithashtu bën apel drejtuesve të makinave për durim, të qëndrojnë në rradhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Fluks i madh automjetesh në drejtim të Tiranës. Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit. Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve. Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.

Poll

MOS HUMB