Aktualitet

Ish-burri plagos 48-vjeçaren me thikë në Elbasan, i zuri pritë para derës së shtëpisë

48-vjeçarja është në spital me tre plagë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

f.t
Ish-burri plagos 48-vjeçaren me thikë në Elbasan, i zuri
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku ish-burri ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Qemal Stafa", ku sipas raportimeve ish-burri i ka zënë pritë para derës së shtëpisë 48-vjeçares. Autori, i identifikuar si Arianit Berati, 53 vjeç është arrestuar. 48-vjeçarja është në spital me tre plagë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, blutë kanë gjetur të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës më të cilin 53-vjeçaqri kreu plagosjen, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës për motive të dobëta ish bashkëshorten e tij, kapet dhe shoqërohet në Polici 53-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës të cilin autori e kishte hedhur në një kopsht në afërsi të vendngjarjes. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte dëmtuar me mjet prerës, në rrugën "Tomorr Sinani", kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në Polici autorin e dyshuar shtetasin A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia gjeti të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB