Aktualitet

‘Burri përfundoi në spital nga ky mashtrues’, gruaja denoncon RITELLO-n: O Zot ku të vemi!

Kompania “Ritello” dhe “Iute Credit” kanë lidhur një marrëveshje, përmes të cilës mashtrojnë qytetarë të shumtë dhe i fusin në borxhe edhe pa dijeninë e tyre

E.K
‘Burri përfundoi në spital nga ky mashtrues’, gruaja
Ritello

TIRANË- Që prej publikimit të investigimit nga ZËRI, për kompaninë Ritello, që fut në gracka mikrokredish qytetarët, në redaksinë tonë kanë mbërritur me dhjetëra denoncime.

Më i fundit, dhe më i rëndi, është ai i një zonje nga qyteti i Elbasanit, e cila ka denoncuar në redaksinë e Zërit mashtrimin që i është bërë nga agjentë të kësaj kompanie, që i kanë detyruar që të firmosin një kontratë për blerjen me këste të fshesës në fjalë ne vlerë 2500 euro.

Për pasojë sipas saj, bashkëshorti ka pësuar një goditje dhe ndodhet për trajtim në spital. Zonja, e cila zbulon se është pensioniste, thotë për Zërin se ata e kanë të pamundur që të paguajnë këstet.

“Përshëndetje, jam një qytetare nga Elbasani. Kam burrin në spital pasi pësoi goditje për shkak të këtij mashtruesi të aparateve. Nuk e di si do ti vejë halli se jemi shumë të tronditur se si na gënjeu, sikur na bër sir. I thonë 2 mijë e 500 euro, ne jemi me pension. O zot nuk e dimë ku të vemi të ankohemi”, denoncon qytetarja në redaksinë e Zërit.

Kompania “Ritello” dhe “Iute Credit” kanë lidhur një marrëveshje, përmes të cilës mashtrojnë qytetarë të shumtë dhe i fusin në borxhe edhe pa dijeninë e tyre. ZËRI ka marrë denoncime të ndryshme për telefonata që fusin në kurth qytetarë duke u premtuar dhuratë një pastrues ajri, por qëllimi nuk është ky.

Synimi i kompanisë “Ritello” është që të futet në shtëpitë e qytetarëve dhe të prezantojnë një pajisje që pastron ajrin dhe kryen funksionin e një fshese me korent, por që kushton 3500 euro.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB