Aktualitet

“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello i kalojnë 500 mijë shikime, vërshojnë denoncimet

“Po si ka mundësi që marrin vetëm moshat e treta, ku i gjejnë numrat”, janë disa prej pyetjeve më të shpeshta.

E.K
“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello
Punonjesit e Ritello

TIRANË- Investigimi i Zërit për kompaninë Ritello, që tregton pastrues ajri, dhe fut në gracka mikrokredish qytetarët, duket se ka ngacmuar një fenomen në të cilën kanë rënë pre qindra qytetarë.

Në profilin në Tik Tok, videot kanë shkuar më shumë se 500 mijë shikime, ndërkohë që në komentet e qytetarëve vihet re se fenomeni i mashtrimit është mjaft i përhapur, dhe targeti më i parapëlqyer duket se janë moshat e treta, të cilët nuk kanë informacionin e duhur, duke firmosur një formular për të marrë kredi te Iutecredit.

“Po si ka mundësi që marrin vetëm moshat e treta, ku i gjejnë numrat”, janë disa prej pyetjeve më të shpeshta.

"E kemi marrë, na kanë mashtruar, dhe brenda natës na kanë futur te Iute, maskarenjtë, nuk të lënë as për ta ndërruar, janë për burg”, është një tjetër denoncim.

Nga ana tjetër një pikëpyetje e madhe mbetet se nga i siguron numrat e telefonit kompania Ritello, sa kohë që kontaktet janë të dhëna personale. Përveç qindra qytetarëve që kanë përgëzuar ZËRIn për zbulimin e skemës së mashtrimit, ka pasur dhe një sulm të vazhdueshëm në drejtim të redaksisë dhe gazetarëve, nga profile fake, me gjasa punonjës të Ritellos, që kanë mundësi të ‘falimentojnë’ Covidin, por nuk mund të mbyllin gojën e të gjitha mediave.

Për më shumë lexoni komentet e shumta që kanë dhënë qytetarët në videot e ZËRIT:  

“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello“Babit i morën 600 euro”, videot e Zërit për Ritello

Poll

MOS HUMB