
TIRANË- Dokumenti që shikoni është pikërisht formulari që plotëson çdo klient që pas telefonatës surprizuese përmes të cilës i komunikohet se ka fituar një dhuratë, pret në shtëpi punonjësit e kompanisë Ritello, dëgjon prezantimin e pajisjes dhe bie dakort ta blejë me këste. Dy faqet e para tregojnë një deklaratë dhe një klauzolë pëlqimi paraprak me qëllimin tregtimin e drejtpërdrejtë, që në këtë rast është produkti i Ritellos.
Nënshkrimi në këto fletë i jep të drejtën institucionit financiar (jo bankë), Iute Credit që të përpunojë të dhënat tuaja personale si dhe të kërkojë në Bankën e Shqipërisë historikun tuaj të kredimarrjes. Ndërsa faqja e tretë është një deklaratë mbi statusin e personave të ekspozuar politikisht. Me firmosjen e kësaj kontrate ju automatikisht bëheni debitor tek Iute Credit dhe çdo muaj do të telefonoheni nga ky institucion për t’ju rikutjuar detyrimet.
*Mos bini pre e këtyre mashtrimeve, çdo rast të tillë denoncojeni në redaksinë e ZËRI-t, në numrin e celularit: 0692075095