
ITALI- Një 61-vjeçar shqiptar ende i paidentifikuar ka humbur jetën këtë të martë në Borghetto të Italisë pasi u rrëzua aksidentalisht nga skela në vendin e punës. Shqiptari ndodhej në katin e katërt të pallatit, kur për arsye ende të paqarta u rrëzua duke humbur jetën në vend.
Ngjarja ka tronditur dhe komunitetin e zonës. Kryebashkiaku Giancarlo Canepa, i cili mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit, u shpreh se ngjarja do të zbardhet ndërsa ngushëlloi familjen e shqiptarit.
Giancarlo Canepa: Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar. Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjnë punën e tyre për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes në momentin e aksidentit ka qenë vetëm një grua, e cila është shprehur se ka dëgjuar vetëm zhurmën kur 61-vjeçari është përplasur me tokën. Policia bën me dije se po heton. Trupi është dërguar në morg./ZËRI