
TIRANË- Ministria e Drejtësisë në draftin paraprak të hartuar nga ekspertët për Kodin e Ri Penal, ka parashikuar dhe dënimin me burg vetëm në fundjavë. Nga ky nen do të përfitojnë ata persona që janë nën moshën 21 vjeç dhe që janë dënuar me të paktën 3 vjet heqje lirie nga Gjykata për vepra jo të rrezikshme penale.
Në draftin parakrak thuhet se burgu i fundjavës nis të premten në orën 19 dhe përfundon të hënën në orën 9 të mëngjesit dhe zgjat aq sa fundjava kanë tre vite burg.
“1. Gjykata, kur me dhënien e vendimit të dënimit, vlerëson të caktojë një dënim me burgim deri në tre vjet, për personat e rinj deri në 21 vjeç, mund ta zëvendësojë burgimin me lloje të tjera dënimi zëvendësues, si puna në interes publik e konvertuar me ditët e burgimit ose qëndrimi në burgim vetëm në ëvë deri në përfundimin e periudhës së parashikuar te dënimit me burgim. 2. Kushtet dhe kriteret e shenuara ne nenet 133 dhe 135 te ketij Kodi jane te detyrueshme edhe ne rastin e parashikimeve te paragrafit me siper”, thuhet në draftin paraprak.
Drafti final do të hidhet në konsultim publik nga Ministria e Drejtësisë./ZËRI