Aktualitet

Bllokohen 52 ton miell dhe makarona "Diamond", ruheshin në ambiente me minj dhe shpendë

Zëri ka kontaktuar përmes emailit me kompaninë Diamond, por deri në publikimin e lajmit nuk kanë dhënë një përgjigje, ndërsa pikëpyetjet në mendjet e konsumatorëve janë të shumta. A është ky një fenomen që ndodh në çdo magazinë, si përzgjidhen ambientet dhe kush i kontrollon ato?

E.K
Bllokohen 52 ton miell dhe makarona "Diamond", ruheshin në
Mielli dhe makaronat e bllokuara

FIER- Një sasi prej 52 ton miell, makarona dhe nënprodukte të tjera, janë sekuestruar nga AKU në Fier, pasi magazinoheshin jashtë çdo standardi higjieno-sanitar. Në magazinë sipas AKU janë gjetur shpendë dhe brejtës. 

Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se produktet i përkasin kompanisë “Diamond”, ndërkohë që një pjesë e sasisë së bllokuar, veç miellit, janë edhe makaronat Vittale, një nënprodukt i kësaj kompanie.

Në njoftimin e AKU thuhet se e gjithë sasia e bllokuar do të asgjesohet, ndërkohë që subjekti është gjobitur me 7 milionë lekë të vjetra. Ky është rasti i disatë që ka denoncime në lidhje me kompanitë e miellit, pasi shumë qytetarë janë ankuar më herët dhe për miellin ‘Ola’, i cili ka qenë me krimba në momentin që e kanë blerë në market.

AKU falenderon mediat për denoncimet, dhe fton edhe qytetarët që të denoncojnë rastet e ushqimeve që tregtohen jashtë kushteve dhe standardeve.

Zëri ka kontaktuar përmes emailit me kompaninë Diamond, por deri në publikimin e lajmit nuk kanë dhënë një përgjigje, ndërsa pikëpyetjet në mendjet e konsumatorëve janë të shumta. A është ky një fenomen që ndodh në çdo magazinë, si përzgjidhen ambientet dhe kush i kontrollon ato? Pse AKU duhet të reagojë vetëm pas publikimit të lajmit në media, dhe të mos jetë vetë ajo promotore e këtyre kontrolleve?

NJOFTIMI I AKU:

Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Fier, kanë ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore që ka si aktivitet ruajtje shpërndarje në temperaturë ambienti, të produkteve miell, makarona etj, pas një denoncimi të ardhur nga mediat.

Gjatë ushtrimit të kontrollit trupat inspektuese konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare, në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.  

Subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.  

Për këto shkelje të konstatuara, trupa inspektuese sipas legjislacionit në fuqi, vendosi menjëherë masën e ndërprerjes së aktivitetit, u bë bllokimi i 52 ton produkte ushqimore me destinacion asgjësimin, si dhe u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, që do të vijojë pandërprerë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore.

AKU gjithashtu falënderon mediat për denoncimin e rasteve të tilla dhe fton çdo qytetar të bashkëpunojnë duke denoncuar, pasi siguria ushqimore është çështje e të gjithëve.

Bllokohen 52 ton miell dhe makarona "Diamond", ruheshin nëBllokohen 52 ton miell dhe makarona "Diamond", ruheshin nëBllokohen 52 ton miell dhe makarona "Diamond", ruheshin në

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB