
TIRANË- Një qytetar ka denoncuar kompaninë e miellit “Ola”, pasi në 10 pako që kishte blerë me miell thekre, të gjitha kishin qenë me krimba. Në një rrëfim për JOQ, qytetari tregon se kur kishin hapur pakot e miellit ishin përballur me pamjen e tmerrshme të pranisë së krimbave në të, dhe shprehet se nuk do të blejë më kurrë produkte të kësaj kompanie.
Ai ka dhë një apel për të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm në blerjet e tyre, e madje të kërkojnë llogari për çdo shkelje të standardeve të ushqimeve, pasi në fund të ditës kjo lidhet me mirëqënien shëndetësore të tyre.
“Pashë videon e miellit Ola, dhe mu kujtua që para ca ditësh bleva dhe unë 10 pako. Ishte miell thekre, sepse ne e gatuajmë bukën vetë në shtëpi. Në momentin që hapëm pakot, pamë që disa krimba po bënin dasëm aty.
Hapëm pakon e parë, hapëm pakon e dytë, nuk e ktheva mbrapsht, se nuk ishte faji i supermarketit. Kam filluar tani e ble miellin te furrat e bukës, të paktën e shoh vetë. Ne kemi përdorur gjithnjë të njëjtin miell, nuk kam ndërmend që ta ble më. Kujdes çfarë blini dhe kundërshtoni, sepse në fund të fundit jemi ne që u japim lekët atyre, jemi ne që i blejmë dhe në këmbim marrim vetëm pislliqe”, tregon qytetari, ndërkohë që ky nuk është rasti i vetëm që denoncon për këtë kompani.
Siguria ushqimore mbetet një shqetësim i vazhdueshëm në vendin tonë, ku ushqimet magazinohen dhe tregtohen në shumë raste në shkelje të çdo standardi higjiene.
View this post on Instagram