Aktualitet

SPAK kërkesë për sekuestrimin e pasurive marramendëse të krushqisë Mata-Breçani

SPAK ka evidentuar se pasuritë vijnë nga trafiku i lëndëve narkotike në Amerikën Latine. Kjo lëvizje e SPAK vjen pas daljes së përgjimeve në SKY Ecc, mes Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit, të dy tashmë të shpallur në kërkim.

D.XH
SPAK kërkesë për sekuestrimin e pasurive marramendëse
Ervin Mata dhe Erzen Brecani

TIRANË – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizauar (SPAK), do të bëjë sekuestrimin e disa pasurive të Ervin Matës dhe ish-kryepolicit Erzen Breçani, të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtaria kriminale e trafikut të drogës.

Sipas Vox News, SPAK ka evidentuar se pasuritë vijnë nga trafiku i lëndëve narkotike në Amerikën Latine. Kjo lëvizje e SPAK vjen pas daljes së përgjimeve në SKY Ecc, mes Ervin Matës dhe Eralbi Breçanit, të dy tashmë të shpallur në kërkim.

Pasuritë përfshijnë llogari bankare, kompani e biznese, mes të cilave komplekse ndërtimi, hotele dhe hidrocentrale. Pasuritë besohet se kapin vlerën e 10 milionë eurove.

Në pronësi të babait të Ervin Matës, por që de facto pas atyre fshihet vetë Mata, është hotel ‘Victoria’ në Rrugën e Dibrës dhe një kompleks ndërtimi 24 kate në zonën e ish-Ekspozitës.

Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave.

Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi (Ajeti). Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli.

Poll

MOS HUMB