
FIER- AKU njoftoi sot se ka bllokuar 52 ton miell, makarona dhe nënprodukte të tjera, të kompanisë Diamond, pasi në magazinën ku ato ruheshin gjatë gjetur brejtës dhe shpendë. AKU njoftonte se kontrollin e kishte nisur pas denoncimit në media, ndërkohë që JOQ ka publikuar pamjet e renda nga brenda kësaj magazine ku ruheshin ushqimet që konsumojnë çdo ditë shqiptarët. Në video shihen minj që kanë çarë kartonët ku ruhej mielli Diamond dhe makaronat e kësaj kompanie.
Zëri ka kontaktuar përmes emailit me kompaninë Diamond, por deri në publikimin e lajmit nuk kanë dhënë një përgjigje, ndërsa pikëpyetjet në mendjet e konsumatorëve janë të shumta. A është ky një fenomen që ndodh në çdo magazinë, si përzgjidhen ambientet dhe kush i kontrollon ato? Pse AKU duhet të reagojë vetëm pas publikimit të lajmit në media, dhe të mos jetë vetë ajo promotore e këtyre kontrolleve?
Për më shumë ndiqni videon:
Në njoftimin e AKU thuhet se e gjithë sasia e bllokuar do të asgjesohet, ndërkohë që subjekti është gjobitur me 7 milionë lekë të vjetra. Ky është rasti i disatë që ka denoncime në lidhje me kompanitë e miellit, pasi shumë qytetarë janë ankuar më herët dhe për miellin ‘Ola’, i cili ka qenë me krimba në momentin që e kanë blerë në market.
/Zëri.ai