TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, i është drejtuar Ministrisë së Financave me dërgesën e një letre lidhur me situatën e krijuar pas bllokimit të pagave në sistemin e drejtësisë.
Në letrën drejtuar ministrit të Financave Petrit Malaj, kreu i Gjykates Sokol Sadushi kërkon një zgjidhje të menjëhershme të situatës, duke argumentuar se pezullimi i pagesave prek drejtpërdrejt garancinë kushtetuese për paprekshmërinë e pagës së gjyqtarëve dhe, për rrjedhojë, pavarësinë institucionale të pushtetit gjyqësor. Sipas kreut te Gjykatës së lartë, mungesa e planifikimit buxhetor apo mosveprimi i Kuvendit nuk mund të shërbejnë si arsye për pezullimin administrativ të trajtimit financiar të gjyqtarëve.
Sadushi kërkon që pagat të jepen në përputhje me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke theksuar se ky institucion nuk ka përcaktuar në mënyrë autonome nivelin e pagës, por ka ndërhyrë për shkak të një boshllëku ligjor.
Në argumentimin e tij, kreu i Gjykatës së Lartë thekson se vendimi i KLGJ-së ka ardhur si pasojë e nevojës për zbatimin e garancive kushtetuese dhe jo si një vendimmarrje e pavarur për ndryshimin e pagave.

/ZËRI